Shkaqet e humbjes së dëgjimit

Arsyet pse ju apo një i afërm i juaj mund të pësojë humbje dëgjimi.


Mendoni tek dëgjimi juaj

Në fund të fundit ju dëgjoni atë për të cilën mendoni që është në rregull edhe pse ju vetëm keni pësuar humbje të lehtë dëgjimi. Arsyea është se truri juaj i përshtatet situatës aktuale dhe kompenson sinjalet e dobëta të përquara nga veshët. Mirëpo më vonë truri harron se si të dëgjoj pasi që ai nuk kujton më tingult e fjalëve. 

Humbja e dëgjimit mund të jetë rezultat i dëmtimit të çdo njërës prej këtyre seksioneve:


Shkaqet në veshin e jashtëm

Problemet tipike me veshin e jashtëm (outer ear) përfshijnë dyllin në prizën e veshit dhe infeksionet në kanalin dëgjues. Zakonisht, zgjidhja e këtyre problemeve është shumë e lehtë, por është e rëndësishme të veproni shpejt në mënyrë që të shmanget dëmtimi i dëgjimit.

 

Shkaqet në veshin e mesëm

Inflamacioni, lëngu pas daulles së veshit, perforacionet e daullës së veshit dhe otoskleroza (një përforcim i eshtrave në veshin e mesëm), janë problemet më të zakonshme që pengojnë funksionimin e veshit të mesëm (middle ear). Shumica e problemeve të veshit të jashtëm dhe të veshit të mesëm mund të zgjidhen në mënyrë efektive me medikamente ose kirurgji. Nëse kjo nuk është e mundur, humbja e përhershme e dëgjimit në shumicën e rasteve kompensohet me një aparat dëgjimi.

Shkaqet në veshin e brendshëm

Shumica e çështjeve të dëgjimit i përkasin veshit të brendshëm (inner ear). Shkaku më i zakonshëm është procesi i natyrshëm i plakjes. Por zhurma e madhe, marrja e disa llojeve të ilaçeve, ose thyerja e kafkës mund të ketë një ndikim negativ në aftësinë e dëgjimit të një personi. Këto ndikime dëmtojnë qelizat e fijeve të imëta të veshit dhe pengojnë transmetimin e rregullt të sinjaleve tek nervat dëgjuese. Zakonisht, humbja e dëgjimit në veshin e brendshëm nuk mund të shërohet në mënyrë mjekësore. Megjithatë, ky lloj i humbjes së dëgjimit në shumicën e rasteve mund të korrigjohet me një aparat dëgjimi.



Humbja e dëgjimit e shkaktuar nga një defekt i veshit të jashtëm apo të mesëm quhet humbje e përçueshme e dëgjimit. Dëmtimi në veshin e brendshëm quhet humbje sensorineural. Nëse të dy llojet paraqiten së bashku, humbja quhet humbje e përzier e dëgjimit.



Pranoni ndihmë profesionale

Eksperti i kujdesit dëgjimor ju ndihmon të bëni zgjidhjen më të përshtatshme për ju. Ata marrin në konsideratë nevojat tuaja të dëgjimit, buxhetin tuaj, stilin e jetës dhe preferencat tuaja individuale të dëgjimit.