Vizita juaj e parë tek një audiolog

Testimet e rregullta ju ndihmojnë që të vini re shumë herët humbjes së dëgjimit. Kur ishte testimi i fundit që kishit bërë?


Fillojmë pra

Ndoshta ju tashmë veq keni menduar se çfarë do të ndodhë gjatë një konsultimi me një ekspert. Në mënyrë që të jeni të përgatitur për vizitën tuaj të parë dhe të evitojmë  shqetësimet që ju mund të keni, ne ju furnizojmë me informata të rëndësishme për t'ju ndihmuar në këtë proces.

 

info Ju duhet të planifikoni rreth një orë për vizitën tuaj të parë. Nëse ju ndiheni më komod, ju mund të ftoni një të afërm apo mik që t’iu shoqërojë. Shumë njerëz ndihen më të sigurt në këtë mënyrë. Një fytyrë miqësore nga ana juaj është veçanërisht e dobishme në qoftë se keni probleme komunikimi.


Testimi

Audiologu apo specialisti i ORL-së do të ekzaminoj veshët tuaj. Kjo është për të përcaktuar  problemet si dylli i tepruar apo infeksionet e veshit.



Testimi i të dëgjuarit

Pas shqyrtimit, audiologu apo specialisti i ORL-së do të bëjë një test të dëgjimit. Juve do t’ju jepen kufje dhe audiologu do të luajë një rend tonesh. Disa nga këto tone do të jenë me zë të lartë dhe pak më vështirë të dëgjohen. E vetmja gjë që ju duhet të bëni, është që ti tregoni ekspertit apo të shtypni një buton, kur dëgjoni ndonjë ton. Pas examinimit dhe testimit e dëgjimit, audiologu do të jetë në gjendje t’ju tregojë më shumë rreth dëgjimit tuaj dhe humbjes së dëgjimit.



Përzgjedhje e aparateve të dëgjimit

Në fund të konsultimit dhe ekzaminimit, audiologu ju shpjegon mundësitë se si të rikuperoni të dëgjuarit. Ai do të prezanton një perzgjedhje të aparateve të dëgjimit të cilat mbulojnë shkallen e juaj të humbjes së dëgjimit. Ai poashtu ju shpjegon edhe dallimin dhe dobitë e ketyre pajisjeve.

 

info Tash është koha e duhur që të shtroni gjitha pyetjet në mënyrë që audiologu të ketë sa më shumë informacione të mundshme. Para takimit, kujtoni momentet kur ju hasni në vështirësi të dëgjoni (takime familjare, mbledhje zyrtare, ambiente të zhurmshme, gjatë përcjelljes së TV, telefonimit ose dëgjimit të muzikës etj.) 



HAPI I RRADHËS:

Modifikimi i aparateve të dëgjimit

Phonak është lider në përpilimin e zgjidhjeve të reja rreth përkujdesit dëgjimor. Përpjekjet tona të vazhdueshme na lejojnë të arrijmë shkallën më të lartë të inovacionit në industri.  Mëso më shumë rreth aparateve të dëgjimit nga Phonak. 

 

Aparatet e dëgjimit nga Phonak janë të modifikueshme në mënyrë që ju të dëgjoni këndshëm dhe qartë pavarësisht situatës dhe ambientit ku gjendeni për momentin.



Vizitoni sëshpejti një ekspert

Ekspertët rreth kujdesit dëgjimor ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të përkryer për ju. Ata do të marrin në konsideratë nevojat tuaja të dëgjimit, buxhetin, shijen dhe preferencat tuaja individuale të dëgjimit.